Categories
Uncategorized

E TRISHTË/ Aksident i rëndë në SHBA, humb jetën ish-zyrtari i Partisë Demokratike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York, ku fatkeqësisht ka humbur jetën ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë, Petrit Marku.

Sipas mediave vendase mësohet se mjeti tip “Ford” me të cilin po udhëtonte Marku është përplasur me një kamion gjysmë rimorkio.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se Marku humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli në korsinë qendore dhe goditi anën e djathtë të kamionit. Më pas “Fordi”doli në korsinë e djathtë dhe përfundoi anash rrugës.

Marku prej katër vitesh ishte zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij.

Ai ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ne vitet 2005-2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *