Categories
Uncategorized

Rama përgënjeshtron “aleancën e rublave”: S’ka rritje gjobash për biznesin e vogël! Dizinformim mediatik

Kryeministri Edi Rama thotë se disa media në vend po dizinformojnë duke gënjyer se qeveria ka vendosur të rrisë gjobat për biznesin e vogël.

Referuar titujve të lajmeve ditën e djeshme, kur ishte paralajmëruar një protestë e bizneseve duke “ulur qepenat”, Rama thotë se “pasqyrat e dizinformimit mediatik” dhe “aleanca e rublave” por “helmojnë për të ushqyer marrëzinë.

Kreu i qeverisë, Rama, në një reagim në Tëitter, thotë se gjobat do të rriten vetëm për biznesin e madh.

“Shembull se si pasqyrat e dizinformimit mediatik dhe Aleanca e Rublave helmojnë për të ushqyer mërzinë: “Protestë për rritjen e gjobave të biznesit të vogël”! JO, GËNJESHTËR! Asnjë rritje gjobash s’ka për BV po ka për biznesin e madh, siç sugjeroi edhe Këshillimi Kombëtar”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *