Categories
Uncategorized

“Unë nuk kam hallin e Berishës”/ Balla: Mos u habisni kur të shikoni që Saliu…

“Unë nuk kam hallin e Berishës”/ Balla: Mos u habisni kur të shikoni që Saliu…

Kreu i Grupi Parlamentar i PS, Taulant Balla mori pjesë këtë të premte në festën e ullirit në Roskovec. I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për protestën e “12 nëntorit” të thirrur nga Sali Berisha, Balla tha se protesta e Berishës nuk bëhet as për qeverinë, as për popullin, por për interesat e tij personale.

Ndër të tjera Balla foli për mundësinë që pas SHBA-ve, Berisha të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian.

“Ajo që më shqetëson mua është gjetja e tregjeve të reja prodhimin dhe sasinë e madhe që kemi këtë vit dhe ky është shqetësim më i madh se sa protestat e Saliut. Është e vonuar protesta e aleatit të Putin, rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën Metës dhe Berishës. Protestat e Berishës janë keqardhje e madhe. Protesta s’ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike, protesta ka të bëjë me hallin personal të Sali Berishës. Mos u habisin që të shpallet së shpejti non grata edhe nga Bashkimi Europian”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *