Categories
Uncategorized

“Erdhi me djalin 40 ditësh”, këngëtarja shqiptare bëri sakrifikën e madhe për të mos munguar në “100 Vjetorin e Pavarësisë”

Drejtori i Qendrës Kulturore “Aulona”në Vlorë, Sejmen Gjokoli, ka ndarë historinë e Deonisit të vogël i cili vetëm 40 ditësh mori pjesë në Koncertin Jubilar për 100 Vjetorin e Pavarësisë, pasi nëna e tij, këngëtarja e njohur Fahrie Zogaj i duhej të këndonte.

Teksa ka publikuar fotot e këngëtares me Denonisin e vogël, asoj kohe vetëm 40 ditësh, Gjokoli ka rrëfyer sakrificën që i është dashur artistes të bëjë për të mos munguar në Koncertin Jubilar, pasi kënga e saj në bashkëpunim me bilbilin e Jugut, Petrit Lulo, ishte programuar si këngët kryesore të koncertit.

Postimi i plotë:

Nga cikli “100 – Vjetori në sytë e mi”

DYZETË E DY DITSH, NË 100 – VJETOR…
Fahrie Zogaj me djalin, Deonsi, dyzetë e dy ditsh në Koncertin Jubilar

Deonsi është djali i dy prindërve këngëtarë shqiptarë, Bujari Durmishit nga Shqipëria dhe Fahrie Zogajt nga Kosova.

Gjatë vitit të 100 vjetorit të Pavarësisë pati një varg krijimesh të dedikuara këtij jubilee të shekullit të parë në të gjitha fushat e krijimtarisë artistike.

Jo pak kompozitorë e këngëtarë i kushtuan krijimet e tyre të cilat u bënë pjesë e koncerteve apo skenave të ndryshme në të gjitha trojet shqiptare.

Njëra prej këtyre krijimeve ishte edhe kënga e kompozuar nga kompozitori i ri Alban Hoxhaj me tekst të poetit të madh Arben Duka, kënduar nga këngëtari i shquar i këngës popullore, bilbili i jugut Petrit Lulo, në duet me këngëtaren e re nga Kosova, Fahrie Zogaj.

Nisur nga fakti se kjo këngë u bë një hit i vërtetë në të gjitha trojet shqipfolëse, nga organizatorët e programit të koncertit jubilar të 100 -vjetorit të Pavarësisë ishte vendosur edhe kënga ” Një Komb, një Flamur”.

Por ndërsa programi ishte parashikuar kohë më parë, kur po afrohej dita e koncertit prezenca e këngëtares nga Kosova po bëhej e vështirë.

Nuk ishte faji i saj, këngëtarja fahrie saishte bërë nënë për herë të parë. Kishte lindur djali, Deonsi.

Për organizatorët shqetësimi ishte i madh mbasi bëhej fjalë për një nga krijimet më të arrira që i kushtohej 100-vjetorit të Pavarësisë por edhe se ishte para parë për tu shoqëruar me një valle koreografike me figurat e Ismail Qemalit e Isa Boletinit në qendër, interpretuar nga Folk Grup “Bilbili” të Vlorës.

Por Fahria dhe Bujari bënë të pa mundurën dhe në mbasditen e 27 nëntorit, me djalin Deonsi, dyzetë e dy ditsh, mbritën në Vlorë.

Për të qenë sa më afër Pallatit të Sportit ku ishte skena e Koncertit jubilar u gjet edhe zgjidhja e akomodimit.

Çifti Enver e Zeliha Ferati vunë në dispozicion, me plot bujari e pa asnjë shpërblim, banesën e tyre në pallatin fare pranë vendmbajtjes së koncertit, në kullën “Ferhati”.

Këto mu kujtuan duke qëmtuar në memorie disa të veçanta të atyre ditëve të vrullshme e të pa para e ku Deonsi ka vendin e vet.

Kur të rritetur me siguri do ta mësojë këtë histori e me krenari shokëve do tu thotë:

Kam qenë dhe unë në Vlorë kur shqiptaria e gjithë, përndriti si asnjë herë festën e madhe të Flamurit Kombëtar.

Ishte 28 Nëntori 2012, 100 vjetori i Pavarësisë.

Tani Deonsi është plot dhjetë vjeç dhe qysh tani ka filluar të jetë dëshmuar për festimin e jashtëzakonshëm që ju bë këtij Jubileu shekullor në qytetin e Vlorës, në “Mekën” e shqiptarisë, më 28 Nëntor 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *