Categories
Uncategorized

Kokaina në arkat e “Bana King”, gazetarja: Këtë herë ishte mes bananeve, kompania implikohet rëndë

Gazetarja Klodiana Lala thotë se fakti që kokaina e kapur sot brenda arkave me banane të “Bana King”, në Portin e Durrësit, e implikon rëndë kompaninë importuese Zico Sh.a. Sipas saj, droga ishte brenda ngarkesës dhe Policia duhet të shkojë te bosët e kompanisë.

“Kohet e fundit policia e Durresit ka finalizuar disa operacione domethenese, ku me i fundit eshte ai i pasdites se sotme i bllokimit te 33.5 kg kokaine ne kontejneret me banane te kompanise Zico sh.a me brand Banaking. Kokaina sipas burimeve ishte fshehur brenda kutive me banane. Dhe kjo e ndryshon shume çeshtjen.

Sepse kur droga eshte brenda ngarkesen implikon rende kompanine. E njejta kompani ka dhe nje tjeter rekord, ku iu bllokua nje sasi e madhe kokaine qe vinte po nga Ekuadori, por nderkohe hetimet zvarriten. Se ketu ne burg shkojne ata qe ndertojne kotece pulash dhe jo ata qe bejne trafik.

Sy e vesh sesi do shkoje kjo ceshtje! Mire droga u sekuestrua, po boset a do te kapen?”,- shkruan gazetarja e njohur Klodiana Lala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *