Gjykata e Posaçme konfiskon 24 pasuri të Ylli Ndroqit, mbyllet “ORA News”, vendimi…
GJKKO ka vendosur të konfiskojë 24 prona të biznesmenit Ylli Ndroqit, mes të cilave dhe televizionin ORA News, i cili raportohet se do të mbyllet përfundimisht. Pjesë e konfiskimit me 30% të aksioneve është edhe televizioni tjetër, TV Channel One.
Avokatët e Ylli Ndroqit thanë se ky vendim ka për qëllim goditjen e medias dhe lirisë së saj. Jashtë ambienteve të GJKKO avokatët e cilësuan këtë vendim si të padrejtë.
“Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara që nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar me veshët e mi. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë” tha Jordan Daci, avokati i Ylli Ndroqit.