Një video tronditi opinion publik, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë.
Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Gruaja që u dhunua nga infermierja është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
Dhëndëri ka shkuar në qendër dhe e ka marrë të moshuarën, ndërsa për media thanë se paguanin 650 euro në këtë qendër që punonjësit të kujdeseshin për të dhe që të ishte më e sigurt aty. Ai madje ke treguar se vuante nga alzheimer dhe se nuk mbante mend që të tregonte për dhunën.
Kujtojmë që punonjësja shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa miket e saj argëtoheshin dhe e shihnin si zbavitëse kur e moshuara rënkonte dhe qante, e kishte nga ato që edhe e filmonin skenën.