Categories
Uncategorized

Detaje nga mbledhja e grupimit të Alibeajt, pedagogia: Sali Berisha s’kërkon fitoren, por alibinë e humbjes

Grupimi i Enkelejd Alibeajt u mblodh sot për të diskutuar lidhur me dështimin e negociatave për të dalë me një kandidat demokrat në zgjedhjet vendore të 2023.

Pedagogia Taulanda Jupi, anëtare e Kryesisë së PD, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha, zbardh detaje nga ky takim dhe shpreh mendimin e saj se përse dështuan negociatat.

Ajo thotë se ishte skeptike që në fillim, për shkak se Berisha “po kërkon alibinë e humbjes, dhe jo fitoren”.

Jupi shprehet se grupimi i Alibeajt duhet të përgatitet për zgjedhjet lokale duke vendosur në dispozicion çdo kapital njerëzor, si dhe duke bashkëpunuar me çdo segment opozitar.

Reagimi i plotë:

Në këtë mbledhje, Z.Enklejd Alibeaj, Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe Z. Gazment Bardhi, Sekretar i përgjithshëm i detyrës jemi informuar si kryesi e Partisë Demokratike për bisedimet dhe përpjekjet për të mundësuar një formulë bashkëpunimi mes demokratëve e cila kishte vetëm një qëllim – daljen në zgedhje me kandidatë të vetëm dhe fitues.

Personalisht kam qenë skeptike se do te kishte një rezultat të vlefshëm nga këto bisedime, por kam vlerësuar dhe vlerësoj çdo përpjekje që është bërë në drejtim të bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet vendore të 2023.

Nuk kisha besim sepse Sali Berisha nuk kërkon fitoren, por alibinë e humbjes, Sali Berisha nuk kërkon bashkimin e Partisë Demokratike përtej tij, por sundimin e Partisë Demokratike dhe asimilimin e mendimit ndryshe dhe alternativ në këtë parti.

Për hir të atyre demokrateve qe kane sakrifikuar dhe mbajnë çdo ditë peshën e kësaj opozite të vështirë, për hir të çdo qytetari shqiptar duhej të ishte gjetur një rrugë drejt bashkpunimit.

Për fat të keq ky bashkëpunim nuk u arrit.

Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim të strukturëne Partisë për zgjedhjet lokale duke vendosur në dispozion kapitalin më të mirë njerzor që Partia Demokratike ka, që shoqëria civile ofron, që çdo segment opozitar i cili sheh mundësinë e bashkëpunimit për të maksimalizuar shanset përfaqësuese në pushtetin vendor.

Duhet dhe kemi përgjegjësinë e detyrimin ta bëjmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *