Kryeministri Rama duke folur me fermerët në Korçë ka prekur temën e hedhjes së mollëve në kanal përapara kamerave nga disa fermerë. Rama tha se janë vetë fermerët që duhet të organizohen për të krijuar më shumë mundësi dhe për të marrë më shumë fonde në bazë të aplikimeve.
Kryeministri tha se shoqëria e fermerëve dhe bashkisë, është hapi i parë që ata të jenë të suksesshëm në treg.
Pjesë nga biseda
Unë jam Muharrem Hoxhallari dhe kam fermën time me pesë hektarë me mollë e qershi. Po në 2008 kam ndërtuar një frigorifer dhe e kemi zhvilluar. Kam dy kërkesa që janë të nevojshme. E para, në këtë fshat janë ndërtuar mbi 8 frigoriferë. Bashkë me të tjerët shkojnë 30 frigoriferë, na duhet shtëpia e frutave. Dhe në bashkëpunim me bashkinë duhen paisjet e mollëve dhe qershisë që të jenë model. Dhe kërkesa tjetër ne në vitet e fundit kemi pasur sistem ujitje të mbyllur. U shkatërrua atëherë por tani mendojmë dhe shohim se c’vlerë ka pasur. Mendoj se ka ardhur koha të bëhet sepse ne jemi edhe në moshën e pemtoreve, dhe jemi në fundin e moshës dhe tani do shkulen të gjitha. Pa sistemin e ujitjes me pikë nuk arrijmë rezultatet.
Rama: Për pjesën e parë por edhe për të dytën ke shumë të drejtë. The që dua, nga kush e do? Pse ta them sepse fondet janë aty. Por që ato të lëvizin duhet që ju të parët në këtë zonë që keni filluar të ndryshoni mentalitetin duke kuptuar që bujqësia nuk është thjesht hajde puno tokën por është biznes e kërkon vizion ju duhet të hidhni hapin tjetër. Menjëherë duhet të vini në lëvizje për të krijuar një shoqëri. Disa prej jush bashkohen dhe krijon një shoqëri me bashkinë futen në marrëdhënie dhe bashkia futet ortak me ju. Dhe kjo shoqëri e përbashkët bën projektin. Projekti merr financimin. Dhe qeveria jep mbështetjen e vet. Dhe kjo është ndërmarrja juaj. Dhe kjo ndërmarrje do jetë pikë mbështetje juaj. Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk takson fermerin. As për tokën, as për ujin asgjë. Por paguani në bashki. Ato janë tarifa minimale. Gjëja që duhet bërë në këtë rast…dhe kur themi merrni niptin nuk e themi për taksa. Dhe tani që doli nevoja e patë vetë. Duhet nipti për të marrë naftën.
Duhet përsëri ju të bashkoheni dhe të thoni se duam këtë sistem. Por nga ana tjetër kur vjen puna te sistemi i pikave kjo është investim ekstra dhe për këtë shërbim ju duhet të paguani. Ata që janë gati të bashkohen dhe ta bëni. Dhe kjo është marrëveshje fair. Duhet më shumë inciativë nga ju dhe bashkitë. Dhe ata që janë këtu pionerët që kanë carë pjesën e parë të rrugës, duhet ta cojnë më tutje. Dhe do të jemi shumë më bashkë. Dhe është shumë e rëndësishme kjo. Nuk mund të ndërtojmë kuturu secili sipas të vetes. Por të kuptojmë cfarë na duhet. Këto janë vendime që merren bashkë nga ju. Nuk i di as bashkia, as qeveria as ministria as Europa. Ndaj është koha të krijohen Kooperativa.
S’doni ta quani kooperativë, vërini emrin Federata si ata në Elbasan që e bënë këtë për ullinjtë e janë në rregull. Pra koperativë, shoqëri, federatë, quajeni si të doni. Ata që hedhin mollën atje dhe ngrenë sytë nga qielli ti bëjnë pyetje vetes pse unë e hedh mollën dhe ai tjetri e eksporton. Cfarë ndryshon? Se është e njëjta zonë. Nëse bëhen bashkë atëherë askush nuk mbetet në rrugë të madhe dhe vlera e prodhimit shtohet. Ke fuqi negociuese në treg. Tjetër është të dalësh në treg me pesë kilogramë, tjetër me 500 kg. Eshtë koperativë me bashkim forcash dhe interesash dhe jo të gjithë njësoj. Produkti ynë i përbashkët ka vlerë më të lartë.