Ka folur motra e Leart Kurtit në ëlidhje me vdekjen tragjike të të vëllait.
Motra nga babai, Silvi ka folur për marrëdhënien e tyre dhe bisedat që siç thotë ajo kohët e fundit ishin të gjata.
Ajo ka treguar se ikanë thënë që ka vëlla kur ishte në moshën 14-vjeçare, teksa tregon se prej atëherë ajo ka mbajtur kontakte me vëllain.
Ajo ka treguar se me 32-vjeçarin fliste shpesh. Motra e Leartit ka treguar se 32-vjeçari ishte shumë i lumtur që kishte marrë një ofertë për punë në ndërtim në Francë dhe se do të largohej nga Shqipëria.
“E mësova në lajme. Më thanë “e ke parë vëllain?” Pastaj fola me shokët e Learit dhe më thanë ka vdekur. Fola më pas me Mirën (e ëma e Learit) dhe familjen.
Kishim diskutuar për fëmijët, për punën. Bëmë një bisedë si çdo ditë. Folëm si po kalonim. Unë kam dy goca dhe ai është daja.
Shumë e mirë. Ne flisnim me kamera. Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e mia. Fliste gjithmonë në kamera.
Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli “FB” dhe “Instagram”. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij. Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim pasi isha në shkollë. Para disa muajsh kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë. Leari ishte shumë i zgjuar, lexonte shumë libra. Kishte gjetur një punë në Francë dhe do vinte në Francë” tha ajo për emisionin “Me zemër të hapur”.
Keni dijeni që kishte një problem ligjor?
Jo nuk kemi folur. Më tha që i kishte ofruar dikush punë në ndërtim jashtë Shqipërisë.
Ka qenë përdorues i lëndëve narkotike?
Unë nuk jetoja me Learin, e shihja vetëm në kamera. Nuk e kam parë kurrë në ndonjë gjendje të keqe siç janë njerëzit që marrin narkotikë.
Sa kohë ka që ka ndërruar jetë babai juaj?
Unë isha 16 vjeç, tani jam 27.