Categories
Uncategorized

Alarmuese!!! Karteli i El-Chapos me kazinon e tij në Vlorë! “Marina Bay”,ortakë Besnik Lulaj e Luftar Hysa

Dokumente që provojnë lidhjet me grupin mafioz italo- meksikan të dr.ogës e kazinove në Palermo/ Më 4 tetor 2020, anëtarët e kartelit “Sinaloa” Luftar Hysa e Besnik Lulaj u takuan në Kryeministri me Edi Ramën, ndërsa më 22 dhjetor 2020, ministrja Anila Denaj u firmosi licencën e kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay”-Vlorë, që është kthyer në “rezidencë” e pastrimit të parave.

Pas plasjes së skandalit, që dy anëtarë të kartelit meksikan “El Chapo”, Besnik Feçor Lulaj dhe Luftar Ali Hysa ishin takuar me Edi Ramën në Kryeministri; njeri prej tyre, Luftar Hysa, sqaroi në “TV-Klan”, se me Kryeministrin u takuan për të bërë një libër rreth ndryshimeve në Shqipëri.

Mirëpo rezulton, se nga ai takim i dyshes Lulaj- Hysa të kartelit “El Chapo” me Kryeministrin e kartelit “Rilindja”, nuk ka dalë asnjë libër, por vetëm pazari për një licencë kazinoje, në resortin “Marina Bay” Vlorë me pronar trafikantin Besnik Lulaj.

Më konkretisht takimi Rama- Lulaj- Hysa në kryeministri është bërë me 2 tetor 2020, ndërsa licenca për kazino “Entertaimnet & Gaming” në resortin “Marina Bay”- Vlorë, është dhënë dy muaj e gjysmë më pas, më 22 dhjetor 2022 e firmosur nga ish-ministrja Anila Denaj.

Pronar të kësaj kazinoje, janë firma “Valona Konstruksion” e Besnik Lulajt me 99% të kapitalit dhe 1% e ka firma “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W”, me pronar Luftar Hysa, të dy këta, të lidhur dhe në 3 biznese të tjera në Shqipëri.

Sipas kontratës e Regjistrit Tatimor, kapitali i kazino “Entertaimnet & Gaming” te resorti “Marina Bay”- Vlorë është 12 miliardë lekë të vjetra, të sjella nga ‘Sinaloa’ e Meksikës, ku vëllezërit “Hysa” kanë aktivitetin e miliardave të El Chapos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *