Sabri Hoxha, ekspert i njohur mjeko-ligjor, thotë se autopsia që i është bërë trupit të Lear Kurtit 5 orë nga vdekja e tij, është në shkelje të plotë të ligjit. Sipas tij, një qese me kokainë me përmasa 5×5 cm është e pamundur të gëlltitet nëse je dhe duke vrapuar, siç është deklaruar për Lear Kurtin.
“Autopsia duhet të bëhet në 12 orë. Në momente të tilla kur ka përplasje institucionale, duhen mbi 12 orë, sepse ekspertëve u duhet kohë të shihet ndryshimet që pësojë indet… Autopsia e bërë brenda 5 orëve ka qenë në shkelje të plotë të ligjit.
Si është marrë kjo qese? Se një qese 5.5 cm është shumë e vështirë, e pamundur për ta gëlltitur. Nëse viktima e ka marrë këtë qese, e ka gëlltitur, kur ka qenë duke vrapuar, është e pamundur që të hapet nëse je duke vrapuar”, është shprehur Hoxha.