Categories
Uncategorized

Zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes, kush është Aleksandër Kovaçi që drejton grevën e pedagogëve, Rama e quajti “skuth”

Aleksandër Kovaçi është kreu i sindikatës së arsimit të lartë që prej ditësh drejton protestën e pedagogëve. Së fundmi ai është sulmuar nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur “skuth” dhe “SHIK”-s që importon zullumin e nongratave në hapësirën uinversitare.

Rama aludoi këshu se Sandër Kovaçi është njeri i Sali Berishës, kjo edhe pasi Kovaçi ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes në vitet e konfliktit të armatosur në Shqipëri.

Në media është raportuar se Kovaçi është përpjekut ta fshehë këtë “periudhë” të errët” nga jetëshkrimi i tij, për t’u shfaqur më pas si sindikalist.

Kovaçi ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998. Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës.

“Kovaçi është mbështetës i flakët i Berishës. Në CV-në e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës ai ka vendosur vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik”, thuhej në media, çka solli edhe reagimin e këtij të fundit, duke deklaruar në një televizion se është “krenar për punën që ka bërë në SHIK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *