Categories
Uncategorized

Pedagogu shpërthen në lot: Edhe i vetëm do të dal të protestoj, do të mbroj të drejtat e mia

Pedagogu dhe kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka folur mbrëmjen e sotme për për protestën e nisur prej disa ditësh me disa kërkesa për qeverinë, kryesorja rritja e pagave.

Ai u shpreh i emocionuar dhe mes lotësh në “News24” se do të protestojë dhe nëse mbetet vetëm sepse do t’i mbrojë të drejtat e tij.

“Edhe nëse do mbetem vetëm unë, do protestoj vetëm unë. E kam parashikuar variantin e fundit se do jem vetëm unë, po jam i sigurt. jam i sigurt se profesorati ka kaq ndershmëri, kaq pastërti (qan). Këtu është një vend ku demokracia është në nivele elementare, të shikosh profesoratin të shantazhuar, që ka frikë është para autokraci, ose diktaturë. Nëse njerëzit e mendojnë këtë vend diktaturë, të quhet. Unë nuk kam asnjë lloj frike.

Do çohem në protestë se kam të drejtat e mia dhe do t’i mbroj. Më vjen mirë që media e ka kapur që është e vërtetë. E vërtetë absolute. Universitetet janë të keqtrajtuara.Të paguajmë asistentit 590 mijë lekë që ka mbaruar në mënyrë ekselente. Të paguhesh 7 euro për një orë ndërsa në Kosovë paguhet 25 euro. Kjo është protestë për dinjitet. Ç’shenjtëri ka ora mësimore kur paguhet 5 orë. Gjëja e shenjtë është e papagueshme”, u shpreh Kovaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *