Ka përfunduar një nga netët rutinë të spektaklit “Dance with Me” dhe i eleminuari i radhës ishte rrokeri, Valon Shehu. Por në fund të programit siç e do zakoni dy konkurrentët që ishin në sfidë Valoni dhe Orgesa, janë përqafuar në skenë jo vetëm si konkurrentë por edhe si dy ish miq të vjetër.
Por ky moment Alketës i është dukur i tepërt dhe duke qenë në fund të programit ka shtyrë pak Orgesën e cila padashje ka tentuar të qëndrojë në qendër të skenës.