Sa i perket ketij informacioni , kerkojme ndjese te gjithve ndjeskit e ketij portali social, ngase me heret eshte publikuar ky lajm me disa gabime, ku fal gasetareve dhe profesionisteve te kesaj lemije
si jane nkete rast Faktoje.al kemi arritur te permisojm gabimin e ketij lajmi dhe ne pika te shkurta sqarimin e vertet.
Sa i përket ekzistencës së Zotit, vetë Kaku ka sqaruar në një intervistë për revistën “Innovation & Tech Today” në 2016 se artikujt që kishin pretenduar se ai kishte provuar këtë ekzistencë e kishin keqinterpretuar.
Dr.Michio Kaku eshte autor i librit “The God Equation” libri i cili shpjegon gjeresisht per egzistencen e Zotit nga pikepamja e tij, ne pika te shkurta e jane disa informacione me te radhes ku ai Kaku shpjegon.
“Pikëpamja ime,” tha Kaku, “është se as nuk mund ta provosh as nuk mund ta përgënjeshtrosh ekzistencën e Zotit.” Ai vazhdon:
“Shkenca bazohet te ajo çfarë është e testueshme, e riprodhueshme, dhe e përgënjeshtrueshme. Kjo quhet shkencë. Megjithatë, ka disa gjëra që nuk janë të testueshme, të riprodhueshme dhe të përgënjeshtrueshme. Ekzistenca e Zotit është një nga ato.
Për shembull, le të shohim rimishërimin. Nëse dikush në një festë të thotë se është Kleopatra apo Jul Cesari, si mund ta përgënjeshtrosh këtë? Epo, ti i bën disa pyetje të thjeshta dhe ai përgjigjet gabim. Pastaj ti i thua, “Ja! E përgënjeshtrovë pretendimin tënd.” Dhe ai të thotë, “Jo, librat e historisë e kanë gabim…Nga e di unë që librat e historisë e kanë gabim? Sepse unë jam Kleopatra. Unë jam Jul Cesari.
Në atë pikë, biseda ka mbaruar. Ti fillon të kuptosh se nuk ka rëndësi se si ti e përgënjeshtron këtë pretendim, ai mund të kthehet dhe të thotë, “Jo, jo, jo, librat e historisë e kanë gabim.” Dhe si e përgënjeshtron ti këtë? Nuk mundesh. Kështu, janë disa pohime që nuk janë të përgënjeshtrueshme.
E njejta gjë edhe me ekzistencën e Zotit. Nuk mendoj se ka ndonjë eksperiment që mund të krijosh që do të provonte apo përgënjeshtronte ekzistencën e Zotit. Si rrjedhojë, nuk është një pretendim i përgënjeshtrueshëm. Nuk mund të krijosh një eksperiment që përgënjeshtron ekzistencën e Zotit. Pra, është një pohim i papërgënjeshtrueshëm. , edhe njerhere e potencojm pra se ky eshte mendim, teori ose analaiz e Dr.Michio Kaku