Një diamant rozë i rrallë u shit në një ankand në Hong Kong për 58 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin e paguar për një karat.
Guri i çmuar 11.15 karatë, është quajtur “Williamson Pink Star” në homazh të dy diamanteve të tjerë rozë.
Një prej tyre është “CTF Pink Star”, një diamant oval 59.6 karatë që u shit me vlerën rekord prej 71.2 milionë dollarë në vitin 2017. Tjetri, “Williamson”, 23.6 karatë iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth. Guri i rrallë u zbulua në një minierë në Tanzani, prej nga vjen edhe “Williamson Pink Star”.
Diamantët rozë janë janë tmerrësisht të rrallë në natyrë, gjithashtu shumë të rrallë në tregjet e gurëve të çmuar dhe shumë të kërkuar.
Gurët me ngjyrë të cilësisë së lartë blihen nga shtresa më e pasur e shoqërisë dhe priten oferta të larta kur diamanti rozë të dalë në stendën e ankandit.