Categories
Uncategorized

E dini si qëndron e vërteta? Dasmat shqiptare në kohën e kom.unizmit, pse nuset ato kohe qanin me gjithë shpirt

Kështu, media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme. Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.

Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj.

“Të qara me ulë.rima deri sa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”.

Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në kom.unizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *