Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha, një ish-konunist i ’68-s ka përdorur kartën e anti-kom.unizmit në funksion dhe për llogari të pushtetit.
Ai kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve në vitin 1992 dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy mandateve të tij.
Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ek.zekutuar me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, dhe tha se ai u v.ra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ek.zekutimi është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje.
Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e tij non grata.
Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar i para ’90. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vd.ekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës.
Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e parë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare.
Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.
Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën.