Categories
Uncategorized

E djathta në krye të Italisë, Rama: Më vjen në mendje Berlusconi dhe Fatos Nano, kishin…

E djathta në krye të Italisë, Rama: Më vjen në mendje Berlusconi dhe Fatos Nano, kishin…

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur edhe te Universiteti i Bergamos ku dhe ka dhënë një intervistë të vogël.

I pyetur se si do të jenë marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me qeverinë e re në Itali e cila drejtohet nga Giorgia Meloni, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk varen nga pikpamjet politike. Për të përforcuar fjalën e tij, kryeministri solli në vëmendje marrëdhëniet e shkëlqyera mes Silvio Berlusconit dhe Fatos Nanos, të dy në krye të qeverive asoj kohe, njëri me pikpamje politike të djathta dhe tjetri në kahun e majtë.

“Nuk varet nga kampi politike. Unë mendoj për qeverinë e Berlusconit, por gjithsesi Berluscon ka patur një marrëdhënie shuëm të mirë me Fatos Nanon i cili ka qenë socialist. Ja u them këtë se ka pasur periudha që ka qenë në Itali më të djathta, ndërsa në Shqipëri qeveri të majta, pra nuk ka rëndësi përkatësia politike. Kemi lidhje historike”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *