Familja Muqiqi përbëhet tani prej 9 anëtarëve. Nystreti, Merita, Albatriti, Albiona, Ena, reja Egzona dhe dy mbesat e nipi janë ata që ë përbëjnë këtë familje jo edhe të vogël. Të gjithë janë të njohur për publikun kosovar, sidomos Nystreti dhe Merita me karrierën e tyre të bujshme tash e sa vite. Por krahas tyre ka ecë edhe djali Albatriti, të cilit po ashtu i janë bërë goxha disa vite prezencë në skenën muzikore.