Categories
Uncategorized

Lëshon paralajmërimin/ Saliu habit me foton që nxjerr në “mes të Kuvendit”: Unë…

Sali Berisha i është përgjigjur ministres, Elisa Spiropali duke i treguar kësaj të fundit sondazhet që kishte në tabletën e tij. Berisha tha se opozita ishte drejt rrugës për rikthimin në pushtet, duke iu referuar sondazhit të tij.

“Zonja tha që do vish. Ja ku është sondazhi i fundit do vijmë, po…po. Do vijmë në pushtet, opozita ecën e sigurt drejt fitores (Berisha nxjerr grafikun). Ti Ulsi je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh. Kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë nga financimet ruse dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend që e ka pozicionuar si vend armik ndaj kauzës kombëtare. Për financimet ruse ne kemi ngritur një komision që do të hetojë”, tha Berisha.

Duke iu referuar sondazheve më të fundit të “mediave Kombëtare” ato qartësisht tregojnë se socialistët janë në avantazh të thellë përballë PD-së. Vlen të kujtojmë që vetëm disa ditë më parë në sondazhin e fundit të publikuar nga Eduart Zaloshnja në Top Channel, thuhet se “PS-ja fiton bindshëm bashkinë eTiranës”. Sipas anketës bëhet me dije se 54% e qytetarëve do të votonin PS, kurse 44% kandidatin e PD-së. Kjo bie në kundërshtim me atë grafik që nxori sot Sali Berisha në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *