Categories
Uncategorized

Frrok Çupi zbardh prapaskenat e forta të takimit Meta-Berisha

Marrëdhënie Meta-Berisha për zgjedhjet lokale 2023, analisti Frrok Çupi e cilëson si një aleancë “si të shpëtojmë lëkurën”. Në një studio televizive, Çupi u shpreh :
“Mendoj se i gjithë strumbullari i kësaj vizite është Amerika. Kjo më dëshmon se SHBA kanë identifikuar r.rezik të madh në Shqipëri tek figura e Berishës. Po kaq i r.rezikshëm është dhe Meta. Këto janë aleanca si të shpëtojnë lëkurën.

Nuk ka asnjë vlerë çfarë do diskutojnë me njëri-tjetrin, thjesht një fjalë që do jemi bashkë në zgjedhje por çfarë do bëjmë për të agresuar Amerikën. Do thotë gjithë edukimi perëndimor në Shqipëri, gjithë demokracinë dhe lidhjen e njëri-tjetrit me Rusinë e Iranin. Sa kohë që Meta ishte në zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse.

Vetë Berisha e ka demaskuar veten kur tha kisha dhe një ofertë tjetër që më dhanë shumë para. Kemi një fakt që në Shqipëri hyn gazsjellësi e del, por ne nuk marrim dot 1 litër. Por një avion të kalojë në qiellin shqiptar, marrim tarifë siç do shtet tjetër. Meta dhe Berisha takohen në mënyrë sekrete, kështu që kemi diçka shumë sekrete që është punuar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë mes tyre”, tha Çupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *