Gjatë një interviste të dhënë në “Natë me Aulonën”, Delinda u shpreh se ka marrë shumë reagime për largimin e saj nga “Klanifornia” drejt një emisioni komplet ndryshe.
Ikja nga “Klanifornia” solli gjithashtu aludime për raportet e saj me aktorët e tjerë të spektaklit të humorit.
“Normalisht që askujt nuk i vjen mirë askujt që dikush të iki nga ekipi. Nëse te Portokallia është stafi me 30-25, në “Klanifornia” ne ishim 10 aktorë dhe ishim goxha të ngushtë. Kishim krijuar atmosferën e një familjeje.
Me Turin, në mesazhet e fundit që kemi komunikuar më tha që Deli më vjen shumë keq por është zgjedhja jote dhe të uroj më të mirën”– zbuloi ajo.