Categories
Uncategorized

A do të iki nga Shqipëria? Alketa Vejsiu: Ja ku do doja të jetoja..?

Moderatorja shumë e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është tepër e lidhur me shtetin e Italisë. Alketa e ka treguar vazhdimisht këtë gjë, në shumë intervista apo dalje televizive.

Edhe së fundmi, përmes një bisede të zhvilluar nga ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, ka zbuluar që nëse nuk do të jetonte në Shqipëri, do të zgjidhte Italinë.
Ndërkohë, më tej, Alketa nëse do të shfaqet në ndonjë ekran italian, pas Festivalit të Sanremos është përgjigjur: “Edhe unë në pritje jam”, duke lënë të kuptohet që diçka surprizuese do të vijë shumë shpejt nga moderatorja.

Kujtojmë që Alketa Vejsiu përveç se është aktive në televizion, i është përkushtuar edhe bizneseve të saj prej disa vitesh tashmë…
Kështu që tani e dini, ndaj mos u befasoni ënse një ditë Alketa lë Shqipërinë dhe e shohim në televizionet italiane, nuk e ka fshehur kurrë këtë dëshirë.

Në Shqipëri prej vitesh, Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të mira dhe sigurisht më të paguarat, ndërsa jemi kurioz si do i ecte në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *