Categories
Uncategorized

Jeni Në Siklet Sesi T’i Thërrisni Vjehrrës, Mami Apo Me Emër? Zgjidhjen Ua Jep Moderatorja E Njohur E ‘Top Channel’

T’i thërrasësh vjehrrës “mami” apo në emër? Është kjo pyetje që mundon shpeshherë nuset në marrëdhënie me vjehrrat e tyre. E pikërisht për vjehrrat u diskutua dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon e të ftuarat.

Teksa secila po jepte mendimin e saj sesi duhen thirrur vjehrrat, moderatorja zbuloi sesi i thërret ajo vetë. Bieta nuk i thërret vjehrrës “mami”, por “nona”, meqë kështu i thërrasin edhe fëmijët. Ndonjëherë, tha ajo, i thërret edhe në emër.

“Zakonisht i thërras siç i thonë fëmijët ‘nona’. Meqë nona është në të gjitha kuptimet”, tha Bieta. Ndërsa Greis Petroviç tregoi se ajo dhe vjehrra i thërrasin njëra-tjetrës në emër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *