Categories
Uncategorized

Bezdisje nga vjehrra? Gruaja e Shpat Kasapit flet per here te pare mardhenin qe ka me vjehrren

Shpat Kasapi është prej vitesh një personazh i njohur dhe i përfolur në media, jo vetëm për punën e tij por edhe për jetën personale, tashmë ai është i martuar me partneren e tij Selvije Jao, dhe kanë një djalë së bashku.

Pasi zyrtarizuan lidhjen, Selvija është kthyer në një personazh të njohur në mediat sociale ku shpesh ndan foto e shuan kuriozitetin e ndjekësve mbi tema të caktuara.

Kështu, së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

E pyetur nëse “është përfshirë nëna dhe vjehrra juaj në rritjen e djalit”, ajo u përgjigj duke shkruar: “Patjetër që po aq sa kanë mundësi por 99 perqind të rritjes e kam unë në dorë si nënë që jam.”

Ndërkohë sa i përket planeve për një fëmijë të dytë, Selvija u përgjigj se për momentin po i përkushtohet plotësisht djallit të saj Roelit. “Mendoj që duhet njëher t’i përkushtohet plotësisht koha Roelit dhe pastaj dhashtë Zoti për një fëmijë tjetër.

Mendoj që 3-4-5 vite diferencë është mjaftueshëm por që s’dihet.”-shkruan ajo.

Megjithëse kanë një fëmijë së bashku dhe janë celebruar, çifti nuk kanë organizuar ende një dasmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *