Nëse ju mundon gëlbazi në fyt dhe në mushkëri, ekspertët ju sugjerojnë pijet në bazë të bimëve që nxitin hedhjen e këlbazës dhe zbutin kollën e mërzitshme
Receta e parë për hedhjen e këlbazës – Një lugë të imtësuar të rrënjës së mëllagës së bardhë e përzieni me 2 dl ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë për 6 deri 8 orë, e më pas e pini në gllënjka të vogla.
Një çaj të përgatitur si ky, për kollitjen e këlbazës, ta pini dy herë në ditë, pa sheqer dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Receta e dytë për pastrimin nga këlbaza te fëmijët dhe të rriturit
Përzieni nga një lugë të rrënjës së mëllagës së bardhë, një lugë fara të lirit dhe një lugë sherbelë ët tharë. Derdhni 2,5 decilitra ujë në një enë, shtoni 100 g sheqer të verdhë.
Kur sheqeri të jetë tretur, shtoni përzierjen e bimëve dhe një limon të pastruar mirë dhe të ndarë në rriska. E zini për 15 minuta, e më pas e hiqni nga zjarri. Merrni nga një lugë shurup, katër herë në ditë, derisa ta ndjeni përmirësimin.
Receta për largimin e këlbazës nga mushkëritë – Në blender hidhni 2,5 dcl lëng limoni, 1 gotë me mjaltë, 1 thelb qepë të kuqe dhe 6 hudhra si dhe një rrepkë të zezë.
Përzieni derisa të fitoni masën homogjene, e hidhni në kavanoz dhe e vendosni në frigorifer. Merrni nga 1 lugë 3 herë në ditë. Do te shihni qe do te keni sukses.