Categories
Uncategorized

Ditë zie për deputetin socialist, humb njeriun e shtrenjte dhe ben thirrje për te gjithe femrat

Deputeti i njohur i PS Vullnet Sinaj u bën thirrje gjithë grave dhe vajzave, që të mos neglizhojnë mamografinë. Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, Sinaj kërkon që të mos lihet pas dore kontrolli mjekësor, sepse “shpëton jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë.”

“Sot zemra jote u zbras nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim. Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”. Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje”, shkruan ndër të tjera Vullnet Sinaj.

Deputeti i ka qëndruar pranë në çdo moment motrës së tij, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me sëmundjen, edhe pse përpjekjet kanë qenë të shumta. Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen parakohe nga jeta të njeriut të tyre më të shtrenjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *