Është ndarë nga jeta profesori universitar Belul Beqaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit
Prishtinë (Arbëri). Familja Beqaj”, thuhet në njoftimin e familjes.