Pa asnjë post në parti, FLET për herë të parë Ahmetaj: Nuk kam frikë nga SPAK, unë…
Pas largimit nga postet e rëndësishme qeveritare, Arben Ahmetaj reagon për herë të parë. Ai ka thënë se vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, e priti me kënaqësi, duke shtuar se nuk i trembet SPAK-ut.
“Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re”- ka thënë deputeti i PS. I pyetur nëse “zhveshja” e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë “një”.
“Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrefin” u shpreh Ahmetaj.