Categories
Uncategorized

Albano Bogdo I Jep Fund Romancës Me Partneren 6 Muaj Pasi I Propozoi Për Martesë?

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, u bë krytitull i mediave rozë pak muaj më parë kur zbuloi se i kishte propozuar partneres për martesë.
Ai tërhoqi vëmendjen me propozimin e veçantë që i kishte bërë, duke u shtirur sikur i kishte harruar ditëlindjen.

Në darkë ai tha se i kërkoi falje partneres për veprimin e tij: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?” U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç
’ës

Mirëpo, pak muaj nga ky propozim kaq romantik duket se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Albano ka fshirë fotot dhe në profilin e tij ka mbetur vetëm një foto e vjetër e postuar në muajin prill. Burime pranë çiftit kanë treguar për “VIP Magazine” se nuk mund të bëhet fjalë për një ndarje, por një reflektim që lidhen me marrëdhënien e çiftit që nuk duket e thjeshtë kur është mes një artisti dhe një eksperteje në marketing.

Kohë më parë Albano tregoi se jetonte me Jonidën në shtëpinë e prindërve të saj dhe se jeta e tij tashmë ishte stabilizuar. Nuk e dimë nëse ata do rikthehen apo rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht, por koha do vërtetojë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *