Zemra është organi kryesor i trupit, dhe çdo dëmtim i saj ndikon në shëndetin e gjithë trupit. Nëse zemra juaj është e dobët, edhe ju jeni të dobët. Zemra ka muskuj që duhet të punojnë në mënyrë normale. Shmangia e toksinave dhe ushqimeve të dëmshme është një hap pozitiv që mund të bëni për të ruajtur shëndetin e zemrës.
Rol kryesor ka edhe dieta e pasur me vitamina, minerale dhe ushqime që përmbajnë anti-oksidant për të mbajtur një zemër dhe trup të shëndetshëm. Shenjat e sëmundjes së zemrës mund të jenë të fshehura dhe nuk vihen re, prandaj është e rëndësishme që të hetoni simptomat hershme dhe në mënyrë të vazhdueshme të minimizoni rrezikun.
Shkaqet e dobësimit të muskujve të zemrës mund të jenë të shumta, por më kryesoret janë
– Dieta e varfër
– Pirja e duhanit
– Gjenetika
– Infeksioni kronik
– Ankthi
– Depresioni
– Presioni i lartë i gjakut
– Diabeti
– Mbipesha
– Stresi kronik
– Toksinat
– Mungesa e ushtrimit.
– Terapitë me rrezatim
Ja shenjat që tregojnë se muskujt e zemrës tuaj janë të dobët
– Vështirësi në frymëmarrje dhe gulcim.
– Ndjesia vazhdimisht e lodhjes dhe pamundësia për të qenë aktiv dhe i qëndrueshëm
– Fryrje e këmbëve, kyçeve dhe kërcinjëve.
– Dhimbje të këmbëve gjatë ecjes.
– Mpirje të krahëve.
– Çrregullim të rrahjeve të zemrës (aritmi).
– Dhimbje gjoksi.
– Kollë kronike, gëlbazë e bardhë ose e kuqe.
– Rritja e urinimit gjatë natës dhe fryrje e barkut.
– Përqëndrim i dobët.
– Rritja e papritur e peshës.
– Oreks i dobët dhe vjellje.
– Marramendje dhe turbullim në shikim.