Categories
Uncategorized

Sekuestrohen 4 KATE PA LEJE te “Myslym Shyri”, pallati është i përfunduar, Rama nuk ndalet…

Katër kate pa leje të një pallati në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë janë sekuestruar sot, në kuadër të aksionit që qeveria ka ndërmarrë për objektet pa leje.

Ajo që bie në sy është se këtë herë pallati është i përfunduar. Në total, sipërfaqja e sekuestruar shkon në 2700 metra katrorë. Ministri Bledi Çuçi u shfaq krah drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi duke deklaruar se pallati në fjalë, jo vetëm që ka katër kate pa leje por “ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë”.

Vetë kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale “VIJON OPERACIONI I LIGJZBATIMIT mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi. Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *