Categories
Uncategorized

Punimet në tunelin e Llogarasë ecin me ritme të larta, hapen mbi 3 km rrugë, banorët e zonës…

Punimet në tunelin e Llogarasë ecin me ritme të larta, hapen mbi 3 km rrugë, banorët e zonës…

Vijojnë me ritme të larta punimet për tunelin e Llogorasë që lidh Dukatin me Palasën në një gjatësi prej 6 km.

“Jemi në anën jugore ku po punohet ose në anën e Dukatit tuneli është hapur rreth 2 mijë metra ose 2 km linear. Ndërsa në anën e Palasës tuneli është hapur 1800 metra, pra në total 3800 metra linearë. Afati i kontratës është 33 muaj, por objektivi ynë është që ta mbarojmë përpara këtij afati”, thotë Ardino Halimi, inxhinier i punimeve. Sipas inxhinierit punimet po ecin me ritme të kënaqshme, ndërsa ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun gjatë ditëve të verës.

“Jam banor i zonës, i kam ndjekur punimet dhe është një vepër që i përket të gjithëve. Mendohet që baza e zhvillimit është turizmi, për turizmin do më shërbejë edhe mua dhe të gjithëve. Shkurton rrugën shumë. Kur është për republikën është edhe për Dukatin, edhe për Tragjasin, edhe për Radhimën, por në radhë të parë është për turistët”, thotë një banor i Dukatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *