Analisti i njohur, Eduard Zaloshnja në Top Channel ka prezantuar një sondazh që ka të bëje me zgjedhjet lokale për qytetin e Tiranës që do të zhvillohen pranverën e vitit 2023.
Në këtë sondazh të anketuarit kishin dy mundësi zgjedhjeje, nëse do të mbështesin përfaqësuesin e majtë, pra Erion Veliajn ose të djathin, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Sipas sondazhit 55.4 % e qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë ndërsa 44 % mbështesin opozitën.
Pra këtu sipas sondazhit kemi njerëz të pakënaqur me qeverinë 35%, por nuk votojnë as opozitën as kryetarin aktual të bashkisë. Kujtojmë që Veliaj ka mjaftueshëm përkrahje në Tiranë që të ketë epërsi ndaj çdo kandidati të opozitës sepse njerëzit që janë të vendosur anojnë pë të votuar majtas duke nxjerrë fitues kandidatin socialist.