Categories
Uncategorized

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person mbërrin i plagosur në spital

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se një person i identifikuar si Pjetër Kola nga fshati Ungrej i Lezhës, është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës.

Mësohet se ngjarja eshte regjistruar ne aksin rrugor, Vau Dejës – Pukë, por ende nuk dihen detaje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes, ndërsa i plagosuri, sipas të dhënave paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit të plagosjes, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *