Categories
Uncategorized

Dashamir Shehi: Nuk bëjmë krushqi me Metën, na e ka “dredhur” disa herë. Ai…

Dashamir Shehi u shpreh kritik ndaj kryetarit të Partisë se Lirisë duke thënë se Ilir Meta ka treguar shumë herë që mund të ndryshojë kah politik, duke ia “dredhur” opozitës.

“Ne na bashkon lufta ndaj Edi Ramës, nuk bëjmë krushqi ne. Meta nesër ikën, sepse e ka alternuar veten e tij shumë herë, herë me socialistët herë më demokratët, nuk e di se çfarë bën. Sa herë Meta ka qenë në një linjë të drejtë, e kam mbështetur. Edhe në vitin 2008 kemi qenë bashkë.

Ne kemi një luftë kundër PS-së dhe kjo na bashkon dhe kandidatët e përbashkët. Por mund të na ndajnë edhe gjëra të tjera. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë deri në zgjedhjet e lokale edhe kur nuk e duam njëri-tjetrin, sepse nuk po martohemi”, u shpreh Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *