Kryeministri Rama së bashku me Elvis Naçin kanë dorëzuar çelësat e 155 shtëpive të rindërtuara nga tërmeti në Thumanë.
Kreu i Qeverisë shprehet se është kënaqësi që shtëpitë janë dorëzuar në ditën e Fitër Bajramit. Gjithashtu Rama iu përgjigj të gjithë atyre që e kanë akuzuar imamin Elvis Naçi për “vjedhjen” e parave të dhuruara nga donatorët.
“Nëse Elvisi nuk donte që të t’i kthente përgjigje atyre që e akuzuan u vodhen lekët e shtëpive, u avulluan miliardat e dhëna nga bota, unë me thënë të drejtën nuk i lë dot pa iu kthyer përgjigje atyre që hodhën baltë. Ja ku jemi: Çdo qindarkë është pjesë e shtëpive të reja, asgje nuk është vjedhur siç pretendojnë demokratët, sot këto familje marrin banesat falas” tha Rama.