Teksa ishte duke ecur në rrugicat e bukura të Korçës, një vajzë e re është befasuar
ku në rrugë ka parë një letër të veçantë, në pamje të parë.Teksa e ka marrë në
dorë letrën, kureshtja e ka shtyrë për ta lexuar përmbajtjen. Rezulton se kjo letër
është shkruar nga një person, i cili thjesht ka qenë duke konsumuar një kafe në
qytetin e bukur të Korçës.
Vajza ka vendosur që ta ndajë të gjithën me lexuesit e meganews.al dhe teksa
shprehet se është përlotur nga fjalët, na duhet ta pranojmë se edhe ne u prekëm
shumë.
“Përshendetje Mega News, duke qenë se ju ndjek si faqe dhe portal, dhe duke
qenë se shpërndani shumë herë histori emocionuese. Sot po vendos të ndaj me ju
diçka që më ndodhi”, shkruan vajza.
Më tej ajo shpjegon se si gjeti letrën, në të cilën është një mesazh mjaft i fortë, i
shkruar nga dikush që duket se jeta e ka përballur me shumë sfida, me
zhgënjime… por mbi të gjitha jep mesazhin e fortë: Kuptimin e vërtetë të jetës,
shkruan meganews.al
“Duhet ta pranoj se u përlota kur e lexova me kërshëri. U përlota për faktin se unë
jam në një gjendje të tillë që kam ndoshta nevojë për motivim. Do doja ta ndaja
me ju që të gjithë të paktën t’i lexojnë këto fjalë”, shkruan vajza më tej.
Letra nis:
Advertisement
Per ty qe do te marresh ne dore kete leter. Jeta eshte e bukur. Ti mund te vuash,
por mos u merzit, sepse do te vije dhe dita jote. Edhe nese mendojn se jo do te
vije. Ti ndoshta mund t vuash e te dashurosh, te mungon dhe nuk do t’ia dije…
Degjo!
Respektoje shoqerine ne maksimum, edhe nese kupton qe dikush e ka me hile,
mos ja ve ne dukje, por ik ngadal pa then asnje fjal, sepse heshtja vret me shume
se c’do gje…Prinderit e tu, duaji me gjithe zemer, me gjithe shpirt, edhe pse sot
ndoshta nuk mund te pershtaten me kohen qe ne jetojme, duaj me gjithe force e
shpirtit se kush e di sa here jane zgjuar naten duke ndenjur pa gjume duke u
kujdesur per ne, shkruan meganews.a
Kush e di sa here kane bere jashte mundesive te tyre qe ne te kemi kete qe kemi
sot ! Ndoshta eshte pak, por kaq eshte mundesia e tyre…
Mos i ofendo, mos u sill keq, por thuaj po, edhe nese ti nuk do ta besh ate gje…
Te pakten beju qefin.. Gjithcka ne kete jete mund ta zevendesosh..
Por…prinder nuk te behet askush ne bote…Duro, sepse durimi eshte arma me e
forte e nje njeriu qe jeton mbi toke…
Fal, sepse do te te falin kur ti te kesh nevoje…
Duaj, sepse nje dashuri e sinqert asnjeher nuk shuhet nga zoti, ai te vlereson
bindu per kete…Mos thuaj jeta ime mori fund: sepse te gjithe vuajme nuk je
vetem, sepse te gjithe njerzit e mire ne bote vuajne, por ne fund triumfojne me
koken lart…
Tregohu si me i bute me te gjithe njerezit qe te rrethojne, sepse me butesine
tende do ta besh per vete, ose me sakt do ta besh fans tendin…
Dhe në fund shkruan:
Ndoshta u zgjata pak si shume, por une i kam kaluar disa gjera. Ndoshta dhe ti,
nese jo… je me fat!
P.s: Kete leter po e shkruaj teksa per here te pare po vizitoj qytetin e bukur te
Korçes … dhe po konsumoj nje kafe… vetem! Me dashuri Á.E