Categories
Uncategorized

A ju kujtohet shqiptari që mahniti Italinë, shikoni si lyente vijat e bardha të rrugës (Video)

Indrit Mema, titullar i një firme që lyen vijat e bardha të rrugës në Cosio Valtellino
të Italisë, me një video të postuar në Facebook nga portali amerikan Construction
Machines, firma që ka prodhuar makinën me të cilën ai punon, ka arritur të fitojë
qindra mijëra pëlqime.

Shqiptari 40 vjeçar që jeton në Itali prej moshës 21 vjeçare është bërë i famshëm
për shkak të shkatëthisë së madhe me të cilën lyen vijat e bardha të rrugës. 1
kilometër e bën vetëm në 4 minuta dhe me një shkathtësi që të le pa fjale,
raporton civitas.

Ka qenë një kolegu i tij që e ka filmuar e që në një farë mënyre e transformoi në
një idhull. “Kjo që më ndodhi në internet më ka habitur. Mua më pëlqen të punoj
me përkushtim të madh. Kur lyej vijat e bardha ndihem si një fëmijë në go kart”,
ka thënë Indriti. Videoja është xhiruar mëngjesin e 13 qershorit në 6.50 të
mëngjesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *