Categories
Uncategorized

Rama takohet me zyrtaren e lartë amerikane në New York: Diskutuam për…

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Victoria Nuland, Nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA. Rama thotë se ka biseduar për sulmet e Iranit dhe fuqizimin e mbrojtjes kibernetike.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare teksa ndan foto nga takimi, thotë se kanë folur dhe për portin e ri tregtar të Durrësit.

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *