Atletja shqiptare Luiza Gega, kampione e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka marrë rezultatet në të gjitha testet e zhvilluara ndaj dopingut.
“? E PASTËR ?”, shkruan Luiza Gega dhe në këtë mënyrë “ÇERTIFIKON” fitoren madhështore të saj në Mynih të Gjermanisë. Një rezultat fantastik për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës. Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar.
Menjëherë pas ardhjes në Shqipëri, pas garës ku u shpall kampione, Luiza Gega është pritur në Kryeministri nga Edi Rama dhe është vlerësuar me medaljen “Kordoni i Madh i Yllit të Mirënjohjes Publike”. “Vendosa të vij me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë. Ndihem e nderuar dhe vlerësuar për këtë ditë”, u shpreh Gega në fjalën e saj.