“Piktori i Popullit”, Sali Shijaku është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi prej disa ditësh ndodhej në koma. Politika shqiptare ka shprehur mesazhe ngushëllimi për artistin e ngjyrave, duke vlerësuar kontributin dhe shpirtin e tij njerëzor.
Kryeministri Edi Rama reaguar me pikëllim të madh lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të njohur.
“LAMTUMIRË I MADHI SALI SHIJAKU?”, shkruan Rama teksa shpërndan foton bardh e zi të piktorit që u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Homazhet për mjeshtrin e rallë të pikturës shqiptare do të zhvillohen ditën e nesërme në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00-12:00.