Categories
Uncategorized

Mbyllja e kolegjit/ U kap mat nga reagimi popullor, Edi Rama flet si çirak i diktatorit Erdogan

Pas mbylljes së Shkollës ‘Mehmet Akif’ me urdhër qeverie, reagoi Edi Rama.

Ky i fundit, duke dashur të justifikojë vendimin, shkruan se shkolla është mbyllur për shkak se ka ndryshuar godinën pa njoftuar.

Rama thotë se, nuk është e vërtetë që shkolla është mbyllur pas urdhrit të Erdogan.

Reagimi i plote i kryeministrit Rama:

Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.

Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *