Categories
Uncategorized

Zelensky drejt dorëzimit? Biden takim urgjent me presidentin Ukrainas, zbulohet pozicioni i Putin

Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pretendimet e saj. Vladimir Putin nuk dëgjon askënd dhe sfidon liderët botëror në mënyrën se si vepron, flet dhe mendon.Përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion liderit rus vazhdojnë, por duket se pa sukses. Liderët e G7 dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përfshirë edhe presidentin Volodymyr Zelensku, do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin.

Zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, ka bërë të ditur se kancelari gjerman, Olaf Scholz ,do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”.Gjithashtu ritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë që do të nxisin zbythjen e saj.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë duhet të përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës ruse.Duket se takimet po bëhen më të dendura dhe situata po merr një tjetër nismë. Tashmë mbase ka ardhur momenti që të riflitet për veprime konkrete dhe jo fjalë boshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *