Categories
Uncategorized

“Rama të japë dorëheqjen”/ Meta habit: Ja kush duhet të bëhet kryeministër “teknik”…

Ilir Meta ka deklaruar Rama nëse do të mbante përgjegjësi duhet të japë dorëheqjen pas sulmeve kibernetike. Meta tha se nuk do ndodhte gjë nëse Niko Peleshi do të bëhej kryeministër “teknik” për pak kohë, apo dikush tjetër.

Por Ilir Meta harroi faktin që Edi Rama në mënyrë historike fitoi mandatin e tretë duke marrë votëbesimin e shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ky është shteti mafioz që po flasim. Ka gjëra më të rënda. Ne nuk do t’i ndahemi as protestave por jemi stepur nga puna e sulmeve kibernetike. Më mirë të hynë panik qytetarët sesa ta pësojnë. Ata ta kuptojnë çfarë aventuritri kane në krye të qeverisë. Ky të japi dorëheqjen. Nuk ndodh gjë nëse bëhet Niko kryeministër për pak kohë. Ne jemi në luftë me Ramën. Ne jemi në luftë me këtë. E hakeroi ky i pari. Ja la 14 muaj fushën lirë dhe shikoj ca u bë. TIMS pa bashkëpunëtor nga brenda nuk do hakerohej” tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *