Categories
Uncategorized

Rama nga Amerika zbulon projektin e ri të qeverisë: Në Shqipëri do të ndërtojmë…

Rama nga Amerika zbulon projektin e ri të qeverisë: Në Shqipëri do të ndërtojmë…

Pavarësisht se ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama e ka gjetur kohën që të tregojë për projektet e reja të qeverisë.

I radhës sipas tij është ai i rilindjes së moleve në liqenin e Shkodrës. Në këtë mënyrë, thekson kreu i qeverisë, do të rikthehet pas shumë kohësh lundrimi turistik në liqen.

“Dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *