Avokati Spartak Ngjela, ka braktisur studion e emisionit “Now” teksa po flitej për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ngjela u shpreh se kreu i zgjedhur i PD-së ka humbur të drejtën e ankimimit në Gjykatë, por kjo gjë është kundërshtuar nga ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu (Mbështetës i flaktë i Berishës).
Pas debatit me çunin e Fahriut, avokat Ngjela është ngritur nga karrigia dhe është larguar menjëherë.
Pjesë nga sherri Ngjela-Balliu:
Ngjela: Saliu ka humbur të drejtën e ankimit
Balliu: Ku e di ti?
Ngjela: E njoh ligjin amerikan. Unë nuk kam ardhur këtu për broçkulla. Opozita është ‘Non Grata” Blinken tha se SPAK drejtohet nga ne.
Balliu: Kur e tha? (E ndërpret dhe qesh)
Ngjela ngrihet nga karrigia: Vazhdoni zotëri, më e thirrur me “Non Grata” nuk kam punë. Natën e mirë