Categories
Uncategorized

Rama takohet me Vuçiç në SHBA, lajmin e bën publik presidenti serb: Ballkani i Hapur…

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takuan sot në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Presidenti serb ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël më mikun e tij, Edi Rama. Krahas shkrimit Vuçiç ka postuar foton me Ramën, ndërsa nuk humbet rastin për të promovuar Ballkanin e Hapur. “Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i Hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.

Ndërkohë kryeministri Rama ka postuar foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe zv President i Komisionit Europian, Joseph Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *